Nga e hëna, me fillimin e fazës së dytë të lehtësimit të masave, qarkullimi do të lejohet dy herë nga dy orë në ditë sipas numrit të parafundit të letërnjoftimit.
Këtë e ka bërë të ditur kryeministri në detyrë, Albin Kurti i cili tha se rreziku ende nuk ka kaluar, prandaj do të vazhdojë kufizimi i lëvizjes së qytetarëve me orar më të zgjatur.
Orari i ri i qarkullimit i cili do të zbatohet nga dita e hënë (18 maj) pritet të publikohet së shpejti nga Ministria e Shëndetësisë.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe të kryeministrit Kurti gjatë kësaj faze do të lejohen këto veprimtari:
-Tregtia me pakicë
-Dentistët dhe fizioterapeutët
-Floktarët dhe sallonet e ondulimit
-Tregu i gjelbër
-Gastronomia (merr me vete)
-Transporti hekurudhor
-Transporti urban dhe ndërurban
-Qendrat e thirrjeve
-Hapja e Muzeve dhe Galerive
IKSHPK mbrëmë ka njoftuar për 10 raste të reja dhe 1 të shëruar nga koronavirusi në Kosovë. Aktualisht janë gjithsej 955 raste me 691 të shëruar dhe 29 të vdekur.

Haradinaj: Ardian Gjini do jetë kandidat për kryeministër në...
Gjyqtari serb Laban kërkoi të përjashtohet nga vendimmarrja ...
Pas masës së përkohshme, VV pret nga Kushtetuesja ta anulojë...
Prishtina tërhiqet nga ENBL, shkak telashet financiare
Kurti në kërkesën dërguar Kushtetueses: Presidentja i takoi ...
Komandanti i KFOR-it pret në takim zyrtaren e NATO-s, diskut...