Mbrëmë janë konfirmuar katër raste të reja me COVID-19 në Vushtrri. Sipas Kryetarit të Vushtrrisë, Xhafer Tahirit, këto raste janë familjarë të dy rasteve të ardhur nga Suedia që rezultuan pozitiv para disa ditësh.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Tahiri ka thënë që duhet të mësohemi të përshtatemi me virusin në mesin tonë dhe të mbrohemi nga infektimi duke mbajtur distancën dhe duke ju përmbajtur masave të rekomanduara nga institucionet e Republikës.
“Për të gjithë ne është e dhimbshme rikthimi i virusit në qytetin tonë, por nuk ka vend për panik, Shtabi Emergjent e ka situatën në kontroll. Ne duhet të mësohemi të përshtatemi me virusin në mesin tonë dhe të mbrohemi nga infektimi duke mbajtur distancën dhe duke ju përmbajtur masave të rekomanduara nga institucionet e Republikës”, ka shkruar Tahiri.
Ndryshe, mbrëmë janë testuar gjithsej 236 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.
Nga testimi i këtyre mostrave, kanë rezultuar pozitive 10 raste.
https://www.facebook.com/xhafertahiriofficial/posts/1373518589512017
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë