Pas mbylljes nga koronavirusi, Belgjika vendosi të rihapë shkollat. Në ditën e parë, ai që ka tërhequr vëmendjen ka qenë Mbreti Philippe, i cili ka shoqëruar vajzën e tij, Princeshën Eleonore, në shkollë.
Pallati mbretëror belg shpërndau disa foto, ku Mbreti Philippe shfaqet me vajzën e tij në krah, ndërsa mban edhe një maskë, por Eleonore jo.
Mbreti Philippe zhvilloi edhe një bisedë të shkurtër me mësuesit, edhe në këtë rast duke u kujdesur të ruajë distancën me ta.
Më vonë, në Twitter, Pallati Mbretëror belg falënderoi mësuesit dhe drejtuesit e arsimit që siguruan kushtet për të vazhduar ky vit mësimor në të gjithë vendin.
Mbretëresha Mathilde ia kishte lënë detyrën Mbretit në këtë ditë për të dërguar vajzën në shkollë, ndërsa një ditë më parë, së bashku me Eleonore-n 12-vjeçare, Mbretëresha shpërndau ndihma në Bruksel.
Nesër zgjedhjet në Hungari- Sondazhet tregojnë garë të ashpë...
Ndërron jetë në QKUK, 22 vjeçari i cili u aksidentua para 6 ...
Sherri me të shtëna në Ferizaj, Buta vetëdorëzohet në polici
Reperi Buta i përfshirë në përleshjen me armë zjarri sonte n...
ShBA thotë se ka nisur pastrimin e minave në Ngushticën e Ho...
Kërcasin plumbat në Ferizaj, rrahje dhe të shtëna, një i dys...