“Paketa e re e masave synon të ofrojë stimulim të konsumit privat me theks në ekonominë e vendit, furnizimin e brendshëm dhe kompanitë vendase. Në këtë mënyrë përmes mbështetjes financiare të qytetarëve, do të mbështetet prodhimi i Maqedonisë së Veriut”.
Këtë e deklaroi sot ministrja e Financave, Nina Angelovska, në lidhje me masat ekonomike që i ka miratuar qeveria, për të zbutur pasojat nga coronavirusi. Ajo shtoi se masat janë të targetuara në mënyrë që ta amortizojnë goditjen ekonomike, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Masat janë që të ofrojnë stimulim të konsumit privat me theks në ekonominë e vendit, furnizimin e brendshëm dhe kompanitë vendase. Po flasim për produkte dhe shërbime vendase, duhet ta kemi parasysh që në mesin e sektorëve të prekur janë një pjesë e madhe e sektorëve të shërbimeve. Nëse e shikoni strukturën tonë të produktit të brendshëm bruto, rreth 65 për qind kontribuojnë në konsumin privat. Po flasim për masa për një periudhë për rivitalizimin e ekonomisë, gjatë rihapjes, gjegjësisht në momentin kur hapet shitja me pakicë, hapen qendrat tregtare”, tha Angelovska.
Ajo theksoi se masat nga grupi i parë dhe i dytë kanë bërë amortizim dhe u vlerësuan si nga Komisioni Evropian ashtu edhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.
Van Dijk: Është një ndjenjë e mirë të fitosh, veçanërisht në...
Kina ekzekuton një bankier, mori rreth 135 milionë euro rysh...
Gjiganti anglez shpreh interesim për Sergio Ramos, kontratë ...
Skena tronditëse nga Indonezia – zjarri përfshiu të gj...
Shpërthim në Shkodër, i vendoset tritol një biznesi
Liverpooli merr tri pikë në “Giuseppe Meazza”, f...