Profesori amerikan, Alon Ben Meir, që është edhe njohës i mirë i rrethanave politike në rajon, ka folur për tendencën e Moskës për përfshirje në dialogun mes Serbisë e Kosovës.
Në një postim në Twitter, ai ka përmendur deklaratën e ambasadorit rus në Beograd, Botsan Kharachenko, që tha se Rusia është e gatshme të involvohet në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, nëse kjo kërkohet nga Beogradi, shkruan lajmi.net.
Mirëpo, sipas tij, BE-ja dhe SHBA-ja duhet ta ndalojnë këtë, si një sinjal që e ardhmja e Kosovës dhe Serbisë është BE-ja.
Postimi i plotë:
Ambasadori rus në Beograad, Alexader Botsan Kharachenko, ka thënë se moska është e gatshme të involvohet në dialogun e Kosovës me Serbinë nëse Beogradi e kërkon një gjë të tillë. BE-ja dhe SHBA-të duhet të parandalojnë përfshirjen e rusisë në këtë proces, dhe të japin sinjal se e ardhmja e Kosovës dhe Serbisë është në BE

Haradinaj njofton aderimin e veteranit të UÇK-së në AAK
Kusari-Lila dhe Keller-Sutter flasin për thellimin e bashkëp...
Operacion i suksesshëm në Spitalin e Mitrovicës, hiqet tumor...
Alaba do të largohet në heshtje nga Reali, pas një periudhe ...
Shpërthimi i Hantavirusit, aeroplani mjekësor udhëton për në...
Një muaj paraburgim të dyshuarit për vrasjen e Rexhë Brahima...