Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa sot ka zhvilluar një video konferencë me Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave të Maqedonisë së Veriut, Trajan Dimkovski, ku diskutuan për sfidat me të cilat po përballen agro-prodhuesit kosovarë të peshkut në eksportin e produkteve të tyre drejtë Maqedonisë së Veriut, përkundër kërkesave nga blerësit maqedonas.
Pjesëmarrës në takim ishin edhe udhëheqësit e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë të të dyja shteteve dhe përfaqësuesit e OAK-së.
Gjatë kësaj video konference dy ministrat u zotuan që do ta përkrahin këtë sektor, në të dy shtetet, drejt implementimit të standardeve dhe legjislacioneve bujqësore që rezultojnë në rritjen e bashkëpunimit të ndërsjellë mes fermerëve kosovarë dhe maqedonas.
Në anën tjetër, Ministri Dimkovski ka falënderuar Ministrin Mustafa për gatishmërinë e tij për të diskutuar sfidat dhe kërkesat e bujqve kosovarë dhe atyre maqedonas, duke siguruar kështu thellim të bashkëpunimit në mes të dy shteteve në sektorin e bujqësisë./arbresh.info/
KQZ: Deri tani 63,997 votues nga diaspora janë regjistruar p...
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...