Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, së bashku me nënkryetarin Faruk Mujka, kanë pritur në një takim drejtorin gjeneral në nivel global të kompanisë “Ecolog”, Astrit Krasniqi, si dhe menaxherin gjeneral për Kosovë, Besfort Iljazi, të cilët kanë dhuruar rreth 50 tabletë për nxënësit e shkollave të Mitrovicës, dedikuar familjeve me kushte të vështira ekonomike, duke u mundësuar nxënësve qasje në procesin e mësimit në distancë.
Me këtë rast kryetari Bahtiri falënderon përzemërsisht përfaqësuesit e kësaj kompanie, e sidomos pronarin Lazim Destani për solidaritetin dhe ndihmën e ofruar në këtë kohë pandemie, duke thënë se këta tabletë janë një mbështetje shumë e madhe për nxënësit tanë të cilët tani janë duke mësuar nga distanca, dhe kështu atyre u mundësohet që të kenë kushtet e duhura për pjesëmarrje aktive në ndjekjen e mësimit në distancë.
Ndërsa drejtori i kësaj kompanie, Astrit Krasniqi, potencoi se kjo mbështetje nga ana e tyre ka për qëllim krijimin e kushteve më të mira për fëmijët që të ndjekin mësimin në distancë, duke mos pasur pengesa të tilla në aspektin e mësimnxënies./arbresh.info/
E papritshme, ende nuk janë shitur të gjitha biletat për sup...
Çitaku: PDK-ja ka kërkuar marrëveshje parimore, jo pazare pë...
Aksident me motor në Berat, humb jetën një 40-vjeçar
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë:“Lufta në Iran do ...
Galatasaray fiton betejën e parë ndaj Liverpoolit
Sulmet në Liban, Këshilli i Sigurimit i OKB-së mban nesër mb...