PSG ka bërë kontaktin me mbrojtësin e AC Milan, Theo Hernandez, për një transferim të mundshëm në verë.
Sipas L’Equipe, drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo ka kontaktuar “Rosonerët” për shërbimet e francezit dhe ata kërkuan 50 milionë euro transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, Milan ia ka bërë me dije se nuk do ta shesë deri në vitin e verës 2021 sepse sezonin e ardhshëm do garojnë për top katër, andaj kanë nevojë për lojtarët me kualitet të lartë.

PSG gjatë verës do të mbetet pa mbrojtës të krahut të majtë sepse Juan Bernat do bëhet agjent i lirë dhe ka refuzuar ta rinovojë kontratën.
Në ‘radarin’ e “Parisienëve” është edhe ylli i Real Madrid-it, Achraf Hakimi./arbresh.info.
Zgjidhet presidenti i Vietnamit, To Lam mban mandatin e dytë...
Fshatrat e Podujevës do të mbesin pa furnizim me ujë të mërk...
Maguire rinovon me Manchester United edhe për një vit
Një i vdekur dhe 27 të lënduar pasi një tren i shpejtë u për...
Deondre Burns zyrtarisht largohet nga Prishtina, rikthehet n...
Robert Rrahmani “Ylli i Javës” në Superligën e K...