“Jo, për besë, nuk jam i shqetësuar, por me vjen keq. Unë kam qenë 15 vjeçar i burgosur, 16 vjet i kam bërë në burg. E të vijmë në këtë gjendje ta përjetojmë kohën e Millosheviqit. Unë jam duke e përjetuar këtë kohë. Është rëndë që njerëzit që kanë bërë gjithçka për këtë vend… edhe vjen një seksere e Faton Dalladakut, se kjo është seksere e tij. Albulena është seksere e Fatonit. Krejt Kosova e di kush është Fatoni”, ka thënë Rama.
Rama ka shkuar edhe më tej, duke thënë se Dalladaku i ka dhënë para në zarf Haxhiut.
“Kjo veç që ka marrë pare në zarf nga Fatoni, kjo ka marrë pare edhe në konto. Kjo është pjesë e grupit të Fatonit, kjo është direkt në spitalet e Fatonit e involvuar. Do të dalin, se është duke u hetuar. Dhe besoj se spitali i Dalladakut do të konfiskohet, nëse qeveria kthehet në rrugë të mbarë”, ka thënë Rama, duke e quajtur fatkeqësi për MD-në që udhëhiqet nga Haxhiu.
“A nuk është fatkeqësi për vendin që Minstrinë e Drejtësisë ta udhëheqë një bashkëpunëtore e Faton Dalladakut?”, ka thënë Rama.
Pas kësaj interviste, ka reaguar i përmenduri, Faton Dalladaku, i cili ka paralajmëruar padi për shpifje ndaj Ramës./ Arbresh.info/
18-vjetori i Pavarësisë, Marco Rubio: SHBA e palëkundur në m...
FFK uron Ditën e Pavarësisë së Kosovës!
Përvjetori i Pavarësisë, Nasim Haradinaj: I mangët pa çlirim...
Kryetari i OVL-UÇK-së: Sot festojmë lirinë, por nuk harrojmë...
Rama s’merr pjesë në marshin “Drejtësi, jo Politikë” në mbës...
Komandanti i FSK-së uron Pavarësinë e Kosovës