“Faktorët destabilizues me burim nga COVID-19 mund të ndikojnë trendet e refugjatëve në të ardhmen”, qëndron në deklaratë
Nëse koronavirusi i ri (COVID-19) shkakton destabilizim në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Jugut, thuhet se mund të vërehet një rritje e rëndësishme afatmesme në numrin e refugjatëve që mbërrijnë në Bashkimin Evropian (BE).
Në një deklaratë nga Zyra e Agjencisë Evropiane për Mbështetjen e Azilit në Evropë (EASO) me seli në Maltë thuhet se numri i refugjatëve që mbërritën në Evropë në muajin mars është përgjysmuar në krahasim me një muaj me parë për shkak të masave të ndërmarra lidhur me COVID-19.
Bashkë me këtë u paralajmërua se pandemia mund të shaktojë mungesë të ushqimit dhe destabilitet në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Jugut. Kjo mund të nxisë rrjedhën e refugjatëve në plan afatmesëm.
Më tej tërhiqet vëmendja se organizatat terroriste në rajon të tilla si DEASH mund të përfitojnë nga një destabilitet i mundshëm.
Për vendet e BE-së që pranojnë refugjatë, do të jetë e vështirë që të përballojnë këtë skenar. “Faktorët destabilizues me burim nga COVID-19 mund të ndikojnë trendet e refugjatëve në të ardhmen”, qëndron në deklaratë./AA/
77 vjet nga themelimi i NATO-s
Dogana kap cigare elektrike të padeklaruara në Merdare, me v...
Rruga Pejë-Kullë-Rozhajë e pakalueshme për kamionë, shkak re...
Rrëzohet një aeroplan privat në Brazil, katër të vdekur
Kërcënoi dhe shau Ramush Haradinajn, Prokuroria: I dyshuari ...
12-vjeçari shqiptar vdes pasi rrezohet nga dritarja e ndërte...