Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar shkollën e mesme të lartë “Shtjefën Gjeçovi” në Prishtinë. Nga aty, Veseli tha se shteti duhet të investojë në rritjen e kapaciteteve të shkollave profesionale.
Veseli theksoi për rolin e shkollave profesionale ku të rinjtë mund të orientohen në tregun e punës. Mes tjerash, Veseli deklaroi se çdo nxënës nga kjo shkollë është i integruar në tregun e punës.
“Çdo nxënës i kësaj shkolle është i integruar në punë. Asnjë i papunë. Ky duhet të jetë orientimin ynë në shkollat profesionale, ku integrohen të rinjtë dhe të rejat, ku profesioni është i kërkuar por nuk ka kuadër. Orientimi nga pjesa e ekonomisë së tregut dhe që të rinjtë të kenë besim se mund të integrohen”, tha ai.
Veseli ka folur edhe për mësimin online i cili po zhvillohet gjatë kohës se pandemisë për te cilin tha se Kosova nuk qëndron mirë.
Sipas tij, ky proces ka mundur të jetë më i intensifikuar dhe se për këtë çështje Kosova nuk ka marrë shembull të mirë as nga shtetet e rajonit.
“Mësimi online ka mundur të jetë më i intensifikuar që mos të kenë vetëm një orë përkatësisht një javë për një lëndë”, ka thënë Veseli.
Drejtori i shkollës, “Shtjefën Gjeçovi”, Blerim Gërvalla, deklaroi se Qeveria duhet të investojë në arsim dhe të fuqizohet arsimi në vend.
Abdixhiku takohet me ambasadorin francez, flasin për çështje...
Policia nis aksion ndaj motoçiklistëve në kryeqytet, masa të...
Irani i vendosur: Do të luftojmë deri në një fitore të plotë
27 vjet nga bombardimet, Kurti: Ndërhyrja e NATO-s hapi rrug...
PDK: Vendimi për KQZ-në hap rrugë për abuzime zgjedhore
Hadërgjonaj: Jemi të motivuar maksimalisht, besoj që kemi at...