Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi me bashkëpunëtor, përfaqësues të OVL e UÇK-së dega në Rahovec, familjar të Dëshmorëve dhe qytetarë, kanë shënuar ditën e Dëshmorëve të Komunës së Rahovecit, duke bërë homazhe, nderime dhe vendosur kurorave me lule tek varrezat e Dëshmorëve në qytetin e Rahovecit, vend rëniet e Dëshmoreve në fshatrat Malësi e Vogël, Ratkoc dhe Vrajak.
Latifi tha se dëshmorët dhanë mundin, djersën dhe jetën e tyre në etapa të ndryshme historike.
“Le t’i kujtojmë veprat e pavdekshme të dëshmorëve të kombit dhe rrugëtimin luftarak e jetësor të tyre! Le t’i kujtojmë të gjithë ata djem e burra, motra e vëllezër, shokë e atdhetarë, të cilët në kohën kur jetuan dhe vepruan, vendosën, qoftë edhe një gur në kalanë e çlirimit të atdheut dhe në themelet e lirisë së kombit dhanë mundin, djersën dhe jetën e tyre në etapa të ndryshme historike”, ka thënë në fjalimin e tij kryetari Latifi./arbresh.info/



SHBA dhe Irani drejt raundit të dytë të bisedimeve të paqes ...
Pakistani me siguri të lartë para negociatave ShBA-Iran
Muriqi zbulon prapaskenat, ishte afër transferimit të PSG: M...
Kurti: Nuk e kemi pasur asnjëherë me çdo kusht Glauk Konjufc...
Takim me PDK-në? Kurti: I dërgova mesazh Hamzës, propozimi i...
LDK refuzoi të gjitha ofertat, Kurti: Kërkova që Abdixhiku t...