Komuna e Prishtinës po iu bën thirrje qytetarëve që të vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpitë e tyre për të parandaluar përhapjen e virusit COVID-19
Në një postim në Facebook, Komuna e Prishtinës shkruan se pas lehtësimit të masave janë rritur rastet me COVID-19.
“Pas javës së parë të lehtësimit të masave, jemi dëshmitarë të rritjes sadopak të numrit të rasteve me #covid19. E kjo na rikujton se duhet të vazhdojmë që të i zbatojmë me kujdes të gjitha masat mbrojtëse sipas udhëzimeve të IKShP-së. Edhe pak kohë vazhdo #rriNshpi që shumë shpejtë të dalim e të e shijojmë pranverën plot ☀️ në Prishtinë”, thuhet në postimin e Komunës së Prishtinës.
Ndryshe, mbrëmë janë konfirmuar 11 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë.
Rastet pozitive të cilat u konfirmuan mbrëmjen e së hënës janë nga Vushtrria, Prizreni, Prishtina, Ferizaj.
Deri tani janë konfirmuar 895 raste, nga ta janë shëruar 657 persona, derisa kanë vdekur 28.
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron
Përurimi i Unazës së Brendshme, Abdixhiku: Punët e mëdha nuk...
Maqedonci: Në Gjakovë do të prodhohen municione 5.56mm dhe 7...
Netanyahu: Izraeli kontrollon tashmë 60% të Rripit të Gazës