Komuna e Rahovecit dhe Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF), po vazhdojnë të pranojnë donacione nga donator të ndryshëm në luftën me pandeminë COVID-19.
Kësaj here UNICEF në partneritet me USAID në kuadër të ndihmave që japin për institucionet shëndetësore, ka sjell edhe një donacion në QKMF-Rahovec, donacioni përfshinë pako higjienike për stafin shëndetësor.
‘’Shpreh falënderim të madh për këtë donacion për QKMF-në, që është një ndihmë e madhe për ofrimin e kushteve të përshtatshme higjienike për stafin shëndetësor, të cilët janë më të rrezikuarit nga përhapja e virusit.Rreziku nga përhapja e virusit është zvogëluar, por nuk ka kaluar tërësisht, prandaj ne duhet të vazhdojmë ti respektojmë udhëzimet IKSHP-se, të mjekëve, sepse përhapja e virusit mund të ndodhë ende’’, u shpreh Drejtori i Shëndetësisë z.Samir Mustafa.

Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron
Përurimi i Unazës së Brendshme, Abdixhiku: Punët e mëdha nuk...
Maqedonci: Në Gjakovë do të prodhohen municione 5.56mm dhe 7...
Netanyahu: Izraeli kontrollon tashmë 60% të Rripit të Gazës