Menjëherë pas lindjes, në klinikën universitare të Jena-s janë paraqitur numër i madh njerëzish që kanë ofruar gatishmërinë e tyre për të ndihmuar në forma të ndryshme Lindja një javë më parë e katërnjakëve të familjes shqiptare Keta në Jena të Gjermanisë, ka qenë lajm i parë në shumë medie gjermane dhe më gjerë.
Ndërkohë, siç njoftojnë mediet gjermane, të katër të porsalindurit janë mirë me shëndet. Veç kësaj bëhet e ditur se katërnjakët, gjegjësisht prindërit e tyre qysh tash janë vërshuar nga një valë e vërtetë solidarizimit të qytetarëve gjermanë, shkruan thüringer Nachrichten.
Menjëherë pas lindjes, në klinikën universitare të Jena-s janë paraqitur numër i madh njerëzish që kanë ofruar gatishmërinë e tyre për të ndihmuar në forma të ndryshme. Ata, në të shumtën e rasteve dëshirojnë të dhurojnë para për familjen e re dhe t`i qëndrojnë pranë asaj, transmeton albinfo.ch.
Ndërkohë janë formuar edhe grupe mbështetëse për familjen Keta, në facebook dhe në Twitter që duan të grumbullojnë artikuj të nevojshëm për fëmijë, dedikuar katërnjakëve shqiptarë. Siç është shkruar tashmë, familja Keta ka emigruar në Gjermani në muajin korrik të këtij viti për të kërkuar azil.
“Ne donim që katërnjakët tanë të kishin një shans për të jetuar. Këtë gjë nuk mund t`ua garantonte askush në Shqipëri”, ka thënë Vebi Keta. Foshnjat me emrat: Amelia, Frederic, Olivia dhe Xhesika tashmë janë nxjerrë nga inkubatori dhe do të vendosen në repartin e njohur si “shtrati i ngrohtë” për përkujdesje të mëtejme.
Të shtëna me armë në një ceremoni diplomimi në Kaliforni, pl...
Rama takon kryeministrin holandez në Samitin BE-Ballkani Per...
Kusari-Lila: Masa të reja tregtare ndaj Serbisë për mbrojtje...
Efektivi i vrarë, Enea Mekolli përcillet në banesën e fundit...
Kurti njofton nisjen e ndërtimit të urës së tretë mbi Ibër
Trump: Do të ishte nder të takoja udhëheqësin suprem të Iran...