Pediatria në Gjilan nuk është mbyllë, është pezulluar puna vetëm për sot

13:45 | 11 Maj 2020
A Z

Pas konfirmimit të nëntë rasteve të reja me COVID-19 në komunën e Gjilanit, kjo komunë ka marrë vendim që ta mbyllë përkohësisht Repartin e Pediatrisë në Spitalin Rajonal të Gjilanit.

Drejtori i spitalit të Gjilanit, Nisret Hajrullahu, për arbresh.info thotë se, nuk është mbyll pediatria por është suspenduar aktiviteti për sot deri sa të kryhet testimi i gjithë stafit mjekësorë.

Tujte tha se, ata që kanë qenë në kontakt me të infektuarit do ti dërgojmë në vetizolim.

“Është një keqinformim sepse nuk është mbyll pediatria por është suspenduar aktiviteti për sot deri sa të kryhet testimi i gjithë stafit mjekësorë. Dhe ata që kanë qenë në kontakt me të infektuarit do ti dërgojmë në vet izolim kurse të tjerët të cilët rezultojnë negativë mund te vazhdojnë punën në repartin e pediatrisë”, ka thënë ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale