Kapiteni i Real Madrid-it, Sergio Ramos është duke pritur që sa më shpejtë të rifillojë futbolli në Spanjë.
Lojtarët e “Los Blancos” do t’i rikthehen stërvitjeve sot (e hënë) që nga muaji mars, kur u suspendua kampionati spanjoll, transmeton portali arbresh.info.
Spanjolli ka thënë se duhet të jenë të disiplinuar, në mënyrë që të vrasin virusin.

“Për të vazhduar duhet kohë, shteti ka nevojë për futbollin si mbështetës ekonomik dhe njerëzit kanë nevojë për të”.
“Mezi pres të rifillojë të garojë përsëri, për La Liga të jetë normale, duhet të jemi të disiplinuar në mënyrë që të eliminojmë virusin”.
“Dua të dërgoj një mesazh për të gjithë që kanë humbur personin që e duan, do t’ia dalim dhe duhet ta bëjmë se bashku”, tha Ramos.
Pritet që me 12 qershor të rifillojë La Liga./arbresh.info.
Hoxha: Anëtarësimi në BE, rrugë konkrete modernizimi për ven...
Parashikimi i motit për nesër, pritet edhe borë
U.D. Presidentja Albulena Haxhiu nesër viziton tri fshatra t...
Ylli i Bilbaos në “radarin” e Liverpoolit
BE lehtëson rregullat për ndihmat shtetërore, unioni, subven...
Ekstradohet nga Norvegjia në Kosovë i kërkuari nga INTERPOL-...