Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik konfirmoi mbrëmë 14 raste të reja me koronavirus në Kosovë ndërkohë që vetëm 2 persona u shëruan.
Ky ishte bilanci më i keq i dy javëve të fundit, pas shumë njoftimeve me numër të madh të të shëruarve
Ditëve të fundit u regjistrua numër i vogël i të infektuarve, shpesh herë vetëm nga një rast në ditë. Kjo shifër ndryshoi mbrëmë, kur vetëm në Gjilan u konfirmuan 9 raste të reja ndërsa në tërë Kosovën 14 të tilla.
Ndryshime kishte edhe në shifrën e të shëruarve. Përderisa tash e dy javë konfirmoheshin numër i madh i të shëruarve në vend, mbrëmë u konfirmuan vetëm dy prej tyre.
Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, nga gjithsej 884 raste sa janë konfirmuar deri më sot në vend, 655 janë shëruar, kurse 28 të tjerë kanë vdekur. Duke bërë kështu që numri i rasteve aktive të mbetet 201 sosh.
IKSHPK ka bërë apel që qytetarët të shtojnë kujdesin përkundër lehtësimit të masave.
Japonezi Kira Kimura fiton medaljen e artë olimpike në hedhj...
Ndjekje si në filma nga Obiliqi deri në Veri, dy policë të l...
Në Shqipëri “Boxeri” përçoi elektricitet, lëndohet një fëmij...
Parashikimi i motit për nesër
Dhjetëra qytetarë protestojnë kundër Lojërave Olimpike Dimër...
Aksident trafiku në Prishtinë, përfundojnë në përleshje pesë...