Gazetari Besnik Krasniqi i cili është një njohës i mirë i fushës së arsimit, e ka quajtur të jashtëligjshëm vendimin e Ministrit Arsim Bajrami, për shfuqizimin e vendimit për shkarkimin e Rektorit Ramadan Zejnullahu.
Ai ka thënë se pa mos u mbështetur në anekse, vendimi përbën ndërhyrje të hapur politike në Universitet.
“Rektori nuk duhet te kthehet me vendim te jashteligjshem te Ministrit. Statuti qarte percakton qe Ministri mund te vendose vetem kur Rektori ankohet per shkarkimin dhe as ne preambule te vendimit, as ne pjesen operative te tij dhe as ne arsyetim nuk eshte reference ankesa.
Pa mos u mbeshtetur ne anekse, vendimi perben nderhyrje te hapur politike ne Universitet. Eshte precedent qe i le secilit minister mundesine per te vendose dhunshem kedo ne forumet vendimmarrese te institucioneve publike te arsimit te larte.
Profili i rektorit te shkarkuar nuk besoj qe e duron etiketen e rektorit te dhunshem”(sic) , shkruan Krasniqi në facebook./arbresh.info
Të shtëna me armë në një ceremoni diplomimi në Kaliforni, pl...
Rama takon kryeministrin holandez në Samitin BE-Ballkani Per...
Kusari-Lila: Masa të reja tregtare ndaj Serbisë për mbrojtje...
Efektivi i vrarë, Enea Mekolli përcillet në banesën e fundit...
Kurti njofton nisjen e ndërtimit të urës së tretë mbi Ibër
Trump: Do të ishte nder të takoja udhëheqësin suprem të Iran...