Udhëtimet në dhe nga ishulli francez mesdhetar i Korsikës, për momentin nuk do të lejohen, pavarësisht lehtësimit të disa kufizimeve në Francë.
“Ndalimi i përgjithshëm i udhëtimit për trafikun e pasagjerëve midis kontinentit dhe Korsikës, në të dy drejtimet është ende në fuqi”, njoftoi prefektura përgjegjëse.
“Ashtu si dhe para 11 majit, udhëtimi midis Korsikës dhe kontinentit do të jetë i mundur vetëm për arsye urgjente personale ose biznesi”, shtoi profektura.
Kushdo që dëshiron të marrë një traget duhet të ketë një vërtetim për qëllimin.
Ky rregull do të zbatohet të paktën deri më 2 qershor.
Hyrja nga vende të tjera, veçanërisht nga Italia, është ende e ndaluar./atsh/
DJ Geek i propozon partneres në ishujt Maldive
Samuel Eto’o uron Vedat Muriqin, pasi ylli kosovar ia ...
Rama nesër vizitë në Itali, do takojë Melonin
Hyri në fuqi të premten, sistemi i ri i hyrje-daljeve në BE ...
Dy të vdekur në një aksident me aeroplan të vogël në Gjerman
Super “makazze” në “Ancient”, NAVI një hap larg play-offit t...