Shënohen 12 raste të reja me Covid- 19 në Shqipëri, numrin më të madh e ka Tirana

13:36 | 10 Maj 2020
A Z

12 raste të reja me Covid-19 janë shënuar në Shqipëri.

Sipas Institutit të Shëndetit, në 24 orët të fundit janë testuar 170 qytetarë të dyshuar si të prekur me Covid-19 dhe kanë rezultuar pozitivë 12.

Kështu, numri total i të infektuarve atje ka shkuar në 868 persona.

Këta të infektuar të rinj janë kontakte të rasteve të mëparshme. Ndërkohë që shpërndarja e të prekurve me Covid-19 është si vijon: 8 raste në Tiranë, 2 në Kamëz, 1 në Krujë dhe 1 në Fier, shkruan oranews.tv.

Shpërndaje në rrjete sociale