Sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins”, numri i të infektuarve me koronavirus në mbarë botën ka shkuar në mbi 4 milionë e 25 mijë persona.
Ndërkohë numri i viktimave të sëmundjes së re në mbarë planetin ka shkuar në 279,329. Nga koronavirusi janë shëruar mbi 1 milion e 376 mijë persona, transmeton Gazeta Express.
Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbeten në vendin e parë në botë për numër të viktimave dhe infektimeve. Atje deri më tani kanë vdekur rreth 80 mijë njerëz dhe janë infektuar mbi 1 milion e 309 mijë persona.
Britania e Madhe është e dyta në botë sa i përket shifrës së të vdekurve me 31,662 viktima, ndërsa pas saj radhiten Italia me 30,395 të vdekur dhe Spanja me 26,478 raste fatale.
Në anën tjetër, Spanja ndodhet në vendin e dytë në botë për numrin më të madh të infektimeve me 223 mijë të prekur. Më pas vijnë Italia me 218 mijë, Britania e Madhe me 216 mi9jë dhe Rusia me 198 mijë të infektuar.
Më së shumti të shëruar ka në Shtetet e Bashkuara – 212 mijë, pastaj në Gjermani janë 143 mijë dhe në Spanjë 133 mijë të shëruar.
Rastet e para të koronavirusit u shënuan në Ëuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa tani virusi është përhapur në rreth 190 shtete dhe territore në mbarë botën.
Japonezi Kira Kimura fiton medaljen e artë olimpike në hedhj...
Ndjekje si në filma nga Obiliqi deri në Veri, dy policë të l...
Në Shqipëri “Boxeri” përçoi elektricitet, lëndohet një fëmij...
Parashikimi i motit për nesër
Dhjetëra qytetarë protestojnë kundër Lojërave Olimpike Dimër...
Aksident trafiku në Prishtinë, përfundojnë në përleshje pesë...