Instituti për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” njoftoi se 13 persona kanë vdekur nga koronavirusi në Gjermani në 24 orët e kaluara. Kjo është një ndër shifrat më të ulëta të viktimave në javët e fundit.
Kështu, numri i përgjithshëm i viktimave shkoi në 7,395. Kjo shifër është mjaft e vogël në krahasim me viktimat që janë shënuar në Itali, Spanjë, Britani të Madhe dhe Francë.
Përpos të vdekurve, gjatë kësaj periudhe u shënuan 667 raste të reja të infektimeve dhe numri i përgjithshmëi i të prekurve shkoi në 169,218 persona, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.
Qeveria gjermane ka filluar t’i largojë masat kufizuese për ta riaktivizuar ekonominë dhe për t’iu kthyer jetës normale. Sidoqoftë, disa qytete kanë paralajmëruar kthim të masave për shkak të rritjes së numrit të rasteve.
Japonezi Kira Kimura fiton medaljen e artë olimpike në hedhj...
Ndjekje si në filma nga Obiliqi deri në Veri, dy policë të l...
Në Shqipëri “Boxeri” përçoi elektricitet, lëndohet një fëmij...
Parashikimi i motit për nesër
Dhjetëra qytetarë protestojnë kundër Lojërave Olimpike Dimër...
Aksident trafiku në Prishtinë, përfundojnë në përleshje pesë...