Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se nuk ekziston një marrëveshje sekrete mes tij dhe presidentit Hashim Thaçi.
Ai këtë e tha duke folur rreth pretendimeve të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, që tha se ekziston një marrëveshje sekrete mes dy presidentëve.
Ai për TV Prva ka shtuar se me presidentin kosovar ka kohë që s’ka pasur diskutime serioze.
Vuçiq ka thënë se deklarimet e Kurtit janë “teori absurde konspirative” dhe e sheh si pjesë të luftës së kreut të Lëvizjes Vetëvendosje me presidentin Thaçi.
I pari i serbëve ka thënë se aktualisht nuk ka kurrfarë bisedime me Kosovën dhe se shpreson që në Prishtinë të jetë dikush me të cilin do të mund të bisedohet.
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar