Dy punonjës të një kompanie interneti i ka zënë korrenti paraditen e të shtunës në fshatin Nikël.
Ngjarja ka ndodhur gjatë punës teksa punëtorët ishin duke kryer një instalim, ndërsa njëri prej tyre fatkeqësisht ndërroi jetë gjatë rrugës për në spital. Kolegu i tyre, punonjës i kompanisë ka tentuar të transportojë dy punëtorët e tjerë drejt spitalit, por në Kamëz, pranë bashkisë, ai ka përplasur një të moshuar që po lëvizte me biçikletë.
I moshuari Selman Mera dhe punëtori tjetër që i mbijetoi plagëve të marra në korrenti u dërguan në spital me ambulancë.
Policia thotë që grupi hetimor po kryen hetimet për rrethanat e ngjarjes, ndërsa në Tiranë në rrugën “Sulejman Delvina” u regjistrua një tjetër aksident. Një mjet ka goditur një këmbësore 55 vjeçe, që ndodhet jashtë rrezikut për jetën./oranews
Moti sot në Shqipëri
Shpaloset Pakoja për Mbeturinat, MMPH mban konferencë për me...
“Festa e Abetares” mbledh nxënësit në Mitrovicë
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
Dua Lipa publikon fotografi me albumin që BimBimma ia dërgoi...
Kurti u kërkon mobilizim mbështetësve në Obiliq: Votat s’na ...