IKSHP: Kjo situatë si në foto është e patolerueshme

13:59 | 9 Maj 2020
A Z

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka reaguar pasi ka vërejtur se qytetarët nuk janë duke i respektuar rekomandimet e dhëna për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Instituti i Shëndetit Publik thotë se mbrëmë u deklarua një rast pozitiv në Prishtinë.

Instituti thotë se ky rast nuk është për tu festuar, por për tu brengosur!

IKSHP-ja ka publikuar një fotografi ku pasqyron një grumbull me njerëz në Prishtinë.

Reagimi i IKSHP-së:

Kështu ka filluar më 13 mars!

Një rast i vetëm në Stubëll!

Një rast i vetëm në Klinë!

Një rast i vetëm ka filluar në Malishevë!

Një rast i vetëm në Dumnicë!

Një rast i vetëm në Ëuhan!

Një rast i vetëm në Codogno!

Krejt janë raste të vetme që kanë arritur në mbi 4.000.000 në botë dhe po vazhdon akoma!

Vazhdoni të mbani distancën fizike dhe mbajtjen e maskave!

Virusi akoma gjendet në mesin tonë.

Lehtësimi i lëvizjes nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

Lehtësimi i masave është bërë për të na bërë më të përgjegjshëm.

Sakrificën tonë për të ruajtur shëndetin ta konsiderojmë si vlerë sublime duke vazhduar me mbajtjen e distancës fizike dhe mbajtjen e maskave nē vendet publike.

Ju lutemi për kujdes të shtuar deri në shuarjen e plotë të COVID-19!

Ju lutemi të keni kujdes sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve.

Virusi nuk ka këmbë, andaj mos ia jepni këmbët e juaja sepse do të rrezikoni të gjithë e më së shumti të afërmit tuaj!

Luten institucionet për mbajtjen e rendit dhe inspektoratet për angazhim të shtuar gjatë ditëve në vijim.

Ju faleminderit për mirëkuptim!.

Shpërndaje në rrjete sociale