Osmani: Engima e vrasjes së Ilir Konushevcit thërret ndërgjegjen tonë për ta zbardhur rastin

12:01 | 9 Maj 2020
A Z

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, në 22 vjetorin e rënies kujton dëshmorët e kombit, Ilir Konushevcin dhe Hazir Malajn, transmeton Klan Kosova.

Ajo deklaroi se në prag të çlirimit të Kosovës, Ilir Konushevci u bë lajmëtar i lirisë.

“Ai u vra në misionin e tij fisnik përkrah mjekut tropojan Hazir Mala, teksa po sillnin pushkët e lirisë dhe në kohën kur përpjekja për lirinë e vendit jo vetëm që kishte marrë formë, por edhe ishte afër”.

“U vra në pritë në Bajram Curr, e fare pak para se të shkelë në Kosovë, në tokën për të cilën nuk rreshti së punuari kurrë! Sot, 22 vjet më pas, enigma e vrasjes së tij thërret ndërgjegjen tonë për ta zbardhur rastin, me besimin se liria pa drejtësi nuk ka kuptim”, ka thënë Osmani.

Shpërndaje në rrjete sociale