Po fshihej nga policia, e tradhtojnë gazrat

19:56 | 8 Maj 2020
Arbresh.info

Një burrë që po fshihej nga policia në shkurre u tradhtua nga lirimi i gazrave (pordha).

Oficerët nga policia e Nottinghamshire ekzekutuan urdhrin për një adresë në Harworth në afërsi të Doncaster dhe ndoqën një person në pyllin afër Brookside Walk.

Por kontrolli përfundoi kur ata dëgjuan një zhurmë “besohet të ishte zëri i dikujt që lëshonte erë nga një kaçubë aty pranë”, tha një zëdhënës i forcës, transmeton portali arbresh.info.

Një burrë tjetër u gjet i fshehur pas një oxhaku në adresën e lartpërmendur.

Policia tha se një 35-vjeçar u arrestua pasi dështoi të paraqitej në gjykatë dhe një 30-vjeçar gjithashtu u arrestua./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale