Sulmuesi i Juventus-it, Paulo Dybala ka zbuluar admirimin e madh që ka për ish bashkëlojtarin, Paul Pogba.
Pogba që nga vera e kaluar është i lidhur me largimin nga “Djajtë e Kuq” dhe rikthimin te Juventus, ose transferimin te Real Madrid, transmeton portali arbresh.info.
Argjentinasi ia ka kujtuar francezit të rikthehet në Torino duke kujtuar ndeshjen me të cilin luajti kundër Pogba-s.
“Miku im, Paul Pogba, të cilin e admiroi më shumë si person se lojtar profesional. Kisha shansin të ndajë gjëra të mira me të dhe shpresoj që mund ta përsërisim”.

“Ishte moment i paharruar të luash në një stadium si ‘Old Trafford’, një ndër stadiumet më të rëndësishme në botë”.
“Luanin nën urdhrat e Jose Mourinho, i cili është një ndër trajnerët më të suksesshëm në fitore. Nuk ishte ndeshje e lehtë, fituam 1-0, me golin që shënova, edhe pse kisha fat”.
“Të shënosh dhe të fitosh ndeshje dhe të jesh në gjendje të shkëmbesh fanellat me mikun tënd është një ndër gjërat më të rëndësishme në futboll”, theksoi Dybala.
Thuhet se Poga favorizon kalimin te Real Madrid dhe të punojë nën urdhrat e Zinedine Zidane./arbresh.info.
Osmani priti në takim të ngarkuarën me punë të SHBA-ve, flas...
Aksioni i Antidrogës në Suharekë: Tre të arrestuar, konfisko...
Benita e ashpër me Albën: Je shembulli më i keq për vajzat e...
Kërkohet rritja e tarifave të rrymës, ZRRE thotë se do të ap...
“Dallaveret” me vota në Prizren, ndalohen për 48 orë pesë të...
Rama: Nga Biblioteka Kombëtare te Pallati i Sportit, projekt...