Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair, ka dërguar një mesazh për Presidentin amerikan, Donald Trump dhe liderët tjerë perëndimorë, përderisa ata do të bisedojnë për Covid-19.
Blair u ka bërë thirrje qeverive të rezistojnë në tërheqjen e nacionalizmit në mes të krizës, duke i quajtur debatet aktuale mes ‘globalistëve dhe joglobalistëve’ një shpërqendrim dhe duke i nxitur vendet të përqëndrohen në bashkëpunimin praktik për të mposhtur Covid-19, transmeton portal arbresh.info
Ai e pranoi se OBSH, të cilën Trump e ka akuzuar si bashkëpunëtor me Kinën, duhet të rregullojë burokracinë e saj. Blair tha që vendet anëtare duhet të pranojnë t’i japin organizatës “peshë dhe peshë shumë më të madhe”, përndryshe, është “e padrejtë t’i kritikosh ata” për të ndjekur misionin e kufizuar të caktuar nga qeveritë kombëtare.

Sipas Blair, G20, forumi ekonomik për 19 kombe, Bashkimi Europian dhe bankierët e tyre qendrorë, janë ‘mënyra e vetme praktike afatshkurtër” për të arritur bashkëpunimin global.
Megjithatë, Blair ka shtuar se ky lloj bashkëpunimi nuk bëhet pa Kinën, ndërsa theksoi se qeveritë perëndimore duhet të pranojnë që “pozicioni i ri mbizotërues” i Pekinit në botë do të thotë se do të ketë të dyja fushat e “konfrontimit të vërtetë” së bashku me një nevojë të pashmangshme për partneritet në çështje të tilla si ndryshimi i klimës dhe shëndeti publik./arbresh.info/
Shpërthimi i ‘etheve afrikane të derrave’ në Spanjë mund të ...
Ardian Kastrati i bashkohet AAK-së, garon për deputet
Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për depu...
“Makazze” shkruan histori, NAVI siguron play-offin
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit