Sulmuesi i njohur italian Alessandro Matri njoftoi sot se ka vendosur të tërhiqet nga futbolli i luajtur, pasi ka marrë çfarë ka dashur nga ky sport dhe se për momentin nuk gjen më stimuj për të vazhduar.
Tashmë në moshën 36-vjeçare, Matri ka qenë pjesë e Brescias këtë sezon, me të cilën prishi kontratën pak ditë më parë, ndërsa sot në një intervistë për live në SkySport, deklaroi se ka vendosur të “varë këpucët në gozhdë”.
“Pasi zgjidha kontratën me Brescian, vendosa të tërhiqem nga futbolli i luajtur. Nuk gjej më stimuj për të vazhduar, ndaj nuk do të kërkoj për një tjetër kontratë”, deklaroi Matri për Sky Sport.
Sulmuesi italian ka një karrierë të pasur pasi ka arritur të veshë fanellën e klubeve si Milani, Juventusi, Lazio, Cagliari, Fiorentina, Sassuolo e Brescia, ndërsa numëron 7 ndeshje dhe një gol edhe me kombëtaren italiane.
Ministri iranian: Nëse SHBA na sulmon, do të synojmë bazat a...
Edi Rama pritet të udhëtojë me 9 shkurt drejt Brukselit për ...
Vdes 43-vjeçari pasi ra nga një objekt në rrugën Ferizaj-Pri...
Begaj takim me arbëreshët në Milano:Ura e miqësisë mes Shqip...
Policia jep detaje për aksidentin e mbrëmshëm në Prishtinë: ...
Kearns: Kërcënimi i konfliktit në Ballkan mbetet gjithmonë i...