Sa kalon koha, bëhet më e qartë sesa e kufizuar ka qenë kujdestaria 12 vjeçare e Britney Spears në autonominë personale e profesionale.
Në një raportim të Us Weekly, zbulohet që ylli i popit i ka thënë zyrtarit gjyqësor që ajo donte një fëmijë me të dashurin Sam Asghari, por kujdestaria nuk po e lejon ta bëjë këtë, transmeton portali arbresh.info.
“Britney i tha hetuesit të verifikimit zyrtar vitin e shkuar që donte të kishte një bebe”, një burim tha për mediat rozë.
“Babai i saj [Jamie Spears] kishte qenë gjithmonë kundër që Britney të mbetej shtatzënë”, thotë ky burim.

Megjithë ecjen përpara me turne në gjithë botën, albumet dhe rezidencën e saj në Las Vegas, kujdestaria e Spears që nisi më 2008 pas krizës nervore publike të saj, babai i saj dhe avokati Andrew Wallet janë në përkujdesje të vendimeve personale dhe financiare.
Kjo përfshin vendime të mëdha biznesi të lidhura me pasurinë e saj prej shumë milion dollarësh dhe detyrat më të vogla të përditshme si transaksionet e dyqaneve ushqimore.
Konservatorshipi (kujdestaria) është një term ligjor në SHBA. Një kujdestar ose mbrojtës emërohet nga një gjykatës për të menaxhuar çështjet financiare dhe / ose jetën e përditshme të një personi për shkak të kufizimeve fizike ose mendore, ose pleqërisë. Një person nën kujdestari është një “konservator”, një term që mund t’i referohet një të rrituri./arbresh.info/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...