Këshilltari i presidentit, Hashim Thaçi, Adil Behramaj ka thënë sot se deklarata e ministrit në detyrë të Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, për ulje të papunësisë më shumë se 6 për qind vjen pasi që Vetëvendosje ka punësuar militantët nëpër institucione.
Behramaj ka ironizuar duke shkruar përmes Facebook’ut se ministri në detyrë i Financave po akuzohet padrejtësisht.
“Padrejtësisht i jeni gjuajtur Ministrit të Financave dhe Transfereve. Numri i të papunëve është ulur edhe më shumë se 6.6 për qind. Por, bazuar vetëm në raporte të brendshme të Lëvizjes Vetëvendosje për punësimin e militantëve në institucione”, ka shkruar ai.
Tarifat e Trump, Merz: Do të shkoj në Washington me një qënd...
FSK-ja krah NATO-s, në stërvitjen “Dynamic Front”
Apple do të lëshojë pesë produkte të reja pas dy javësh, pri...
NASA synon që në fillim të marsit të dërgojë njerëz përsëri ...
Tri metoda natyrale si të ulni tensionin e lartë
Nga mëngjesi deri në darkë – sa gota me ujë duhet të pini