Vdes këngëtarja e hitit “My Boy Lollipop”

15:55 | 6 Maj 2020
A. B.

Këngëtarja xhamajkane Millie Small ka vdekur në moshën 73 vjeç pasi pësoi një goditje në tru.

Sipas “Daily Mail”, Small është ndarë nga jeta pas një goditje në tru. Lajmi është konfirmuar po ashtu nga një mikeshë e këngëtares, transmeton portali arbresh.info

Chris Blakewell, që ishte bashkautor në këngën e kthyer në hit, e përshkroi artisten si një ndër më të veçantat e kohës së saj.

“Kam udhëtuar me të nëpër botë, pashë sesi publiku kudo e kërkonte. Ishte një person tepër i ëmbël, shumë e qeshur dhe me një sens të shkëlqyer humori”, është shprehur ai.

Millie Small ndërroi jetë në Angli. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme