Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka thënë se mund të konsiderohet fitore fakti që sot është shëruar pacienti i fundit nga koronavirusi në këtë komunë.
“Të gjithë duhet t’i falënderojmë për këtë sukses. Ka qenë një fitore ose përpjekje kolektive pasi kam parë shpirtin solidar të qytetarëve të Vushtrrisë”.

Tahiri në Klan Kosova ka theksuar se sfida e radhës është rimëkëmbja ekonomike.
“Tani na pret rimëkëmbja ekonomike, pasi janë goditur rëndë bizneset dhe fermerët. Jam krenar dhe i lumtur me vetdijën e lartë të treguar nga qytetarët e Vushtrrisë dhe nivelin e përgjegjshmërisë nga të gjitha institucionet”.
“Ka qenë një periudhë jo e lehtë. Kur kemi pasë frikë për të afërmit tonë, falë Zotit ato ditë përfunduan dhe ne duhet të kemi të njëjtin nivel të kujdesit edhe tani, në mënyrë që të mos rikthehet virusi”.
BE: Me arrestimin e shtetasve të Kosovës, Serbia po shkel ma...
Nga sot, Policia me kontrolle të shtuara për kamionë dhe aut...
Prokurori Pache pretendon se UÇK-ja keqtrajtoi njerëz
Peci: Kërkesa për dënime në bllok ngjan me dënim kolektiv
Qeveria publikon programin e aktiviteteve për 18-vjetorin e ...
Policia e Kosovës sekuestron rreth 7 kg marihuanë, arrestohe...