Britania e madhe sot ka regjistruar 693 vdekje të reja nga Covid-19.
Kjo tani çon shifrat në 29,427 të vdekur, më shumë se Italia, transmeton portali arbresh.info.
Epiqendra e virusit në Evropë, Italia tani është në vendin e tretë në botë me vdekje, 29,315.
Ndërkohë Mbretëria e Bashkuar qëndron pak më mirë sa i përket numrit të të infektuarve, plot 194,990, për dallim nga Italia që ka 213,013.
Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të jenë epiqendra e koronavirusit si me të infektuar ashtu edhe me të vdekur.
Deri tani janë regjistruar 1,221,983 të prekur, kurse janë shënuar 893 vdekje në 24 orët e fundit, duke e çuar totalin në 70,148 të vdekur./arbresh.info/
Mijëra njerëz protestojnë në Madrid, kërkojnë dorëheqjen e S...
Zbulohet ‘goditja e parë’ e Tottenhamit pasi sig...
Ndryshon emri i AAK-së, ky do të jetë emri i ri
Ndryshon plani i produksionit: Ferma VIP 3 pritet të mbyllet...
Çfarë përmban marrëveshja e propozuar që mund t’i japë fund ...
Conte tregon nëse do t’i bashkohet kombëtares së Itali...