Situata e krijuar nga koronavirusi dhe zhvillimet e rëndësishme politike sic është reforma zgjedhore ka bërë që kryetari i PD, Lulzim Basha të thërrasë në një takim aleatët opozitar.
Takimi është zhvilluar i mbyllur, ndërsa për më shumë se dy orë janë diskutuar rrugët e reagimit të opozitës dhe shpalosja e propozimeve konkrete kryesisht për sektorët e ekonomisë.
Lulzim Basha nuk foli për mediat, duke ia lënë këtë të drejtë aleatëve të tij.
Kryerepublikani, Fatmir Mediu i bëri thirrje qeverisë që ti qëndrojë pranë njerëzve në nevojë që janë më të prekurit nga situata e krijuar.
Mediu: Në mungesë të masave të marra nga qeveria kjo do të jetë më e rëndë dhe biznesi është cënuar dhe do vazhdojë të cënohet duke mos pasur vëmendjen e qeverisë.
Në tryezë është diskutuar edhe për reformën zgjedhore. Monika Kryemadhi thotë se opozita e ka kryer misionin e saj duke dhënë propozime konkrete, ndërsa është momenti që mazhoranca të reflektojë.
Kryemadhi: Ne si opozitë kemi mbaruar me propozimet tona, ne i kemi dorëzuar, ne nuk kemi çfarë të bëjmë më. Ne për 5 pika që kanë qenë kushtet e OSBE/ODIHR kemi dhënë propozimet tona. As kalamajve nuk i shkojmë kaq avazit me nga 5 dëshira.
Të mërkurën do të mblidhet komisioni parlamentar për reformën zgjedhore, ku deputetet do të njihen me propozimet dhe produktet e diskutuar në Këshillin Politik, nga ku më pas do të dilet me një draft konkret.
Qeveria tranzitore e kërkuar nga opozita është pika e fortë që ndan palët./oranews
Hasani: Osmani i ka “uzurpuar” kompetencat e Kuvendit të Kos...
Çeku uron 7 Marsin: Mësuesit kanë rol themelor në zhvillimin...
Izraeli sulmon me 80 avionë luftarakë Iranin, shënjestër uni...
Hamza uron 7 Marsin: Mirënjohje për të gjithë mësimdhënësit
Peleshi urim në Ditën e Mësuesit: Mirënjohje për ata që form...
Raportuesi i Kosovës në PE: Zhgënjyes dështimi për zgjedhjen...