
Novogodisnji Beograd bgd.30.12.2005. foto: I. Marinkovioc
Ministri i Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit të Serbisë, Rasim Ljajiç ka bërë të ditur se si pasojë e koronavirusit dëmi i shkaktuar pritet të jetë rreth 300 milionë euro.
Ai njoftoi se Serbia në këtë periudhë do të përqendrohet në turistët vendas dhe mysafirët nga rajoni, shkruan gazeta serbe blic, transmeton arbresh.info.

Ljajiç tha gjithashtu se vetëm nga anulimet e rezervimeve të hoteleve do të humben mbi 200 milionë euro.
“Hotelierët vlerësojnë se ata vetëm do të humbasin 230 milionë euro si rezultat i prenotimeve të anuluara. Agjencitë pretendojnë se ata do të kenë humbje midis 50 dhe 70 milionë euro”, tha ministri.
Ai shtoi gjithashtu se nga 15 maj, do të fillohet një fushatë për tregun kinez, përmes platformës Fligi të Alibaba.
“Përmes kësaj platforme ne do të kontaktojmë turistët kinezë për të vizituar një destinacion në Serbi. Ne po bëjmë një fillim më të mirë për t’i afruar turistët kinezë më afër potencialit të Serbisë, duke pasur parasysh që kemi parë një rritje të madhe të turistëve kinezë “, tha ai.
Ndërsa duke folur për ngjarjet madhore që organizohen në Serbi, ministri tha se në varësi të situatës epideomologjike do të vendoset nëse do të ketë shtyerje të datave apo anulim të tyre./arbresh.info/

Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...