HANDIKOS ka nisur me shpërndarjen e materialeve të domosdoshme për inkontinencë për personat me aftësi të kufizuara në Kosovë, si mbështetje e ofruar gjatë situatës në të cilën gjendemi.
Bashkë me këto materiale do të ketë edhe dezinfektues, maska dhe dorëza të cilat do të shërbejnë në mbrojtjen ndaj Covid-19.
Materialet po distribuohen nëpër degët e HANDIKOS-it në 16 komuna të vendit, me ç’rast personat që kanë nevojë do të kenë mundësinë të lajmërohen direkt në degën më të afërt të organizatës, përkatësisht tek zyrtarët që ofrojnë edhe pajisje ndihmëse për ta.
HANDIKOS ka njoftuar se sasia është e kufizuar, prandaj ka kërkuar mirëkuptimin e të gjithëve për pamundësinë e mbulueshmërisë më të madhe me këto materiale shëndetësore.
Furnizimi u mundësua falë donacionit të Zyrës së UNICEF-it në Kosovë dhe Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme në Kosovë (SHDM).


Ministri iranian: Nëse SHBA na sulmon, do të synojmë bazat a...
Edi Rama pritet të udhëtojë me 9 shkurt drejt Brukselit për ...
Vdes 43-vjeçari pasi ra nga një objekt në rrugën Ferizaj-Pri...
Begaj takim me arbëreshët në Milano:Ura e miqësisë mes Shqip...
Policia jep detaje për aksidentin e mbrëmshëm në Prishtinë: ...
Kearns: Kërcënimi i konfliktit në Ballkan mbetet gjithmonë i...