Ish-sulmuesi i Interit, Diego Milito, ka thënë se Lautaro Martinez e ka një mundësi të shkëlqyer për të luajtur me Lionel Messin në Barcelonën.
Milito, i cili i shënoi dy golat e triumfit të Interit kundër Bayern Munich në finale të Ligës së Kampionëve më 2010, ka nënvizuar se 22-vjeçari është në Inter sepse i ka dëshmuar cilësitë e veta, transmeton Gazeta Express.
Por ai ka sugjeruar se mundësia për të luajtur përkrah Messit në Camp Nou mund ta joshë bashkatdhetarin e vet.
“Ai është në Inter sepse është lojtar i madh. Ai është mirë në Inter por të luante me Messin në Barcelonë do të ishte një mundësi e shkëlqyer. Kam dëgjuar shumë zëra por nuk e di se çfarë do të ndodhë. Lautaro është i kompletuar, po bën gjëra të shkëlqyera”, shtoi ai.
Kearns: Kërcënimi i konfliktit në Ballkan mbetet gjithmonë i...
Nesër aksion i Inspektoratit, Policisë dhe AVUK-ut në tregun...
Haradinaj, Kamberi e Rexhepi vizitojnë Ambasadën e Kosovës n...
Koreja e Jugut konfirmon rastin e tetë të murtajës afrikane ...
“Liria ka Emër” merr mbështetjen e Ali Ahmetit për marshin e...
Zelenskyy thotë se SHBA ka vendosur një afat deri në qershor...