Bedri Elezi Ekspert i Sigurisë, ka reaguar ndaj vdekjes së të riut nga Gjilani në Qendrën e Studentëve.
Elezi përmes një postimi në facebook shkruan se, kjo vdekje është shqetësim serioz për vendin, e sidomos për institucionet e sigurisë të cilat janë përgjëse të drejtpërdrejt për sigurinë e tyre.
Sipas tij, institucionet e zbatimit të ligjit duhet që pa mëshirshëm të vendosin para përgjegjësisë të gjithë zingjirinë përgjegjës./arbresh.info/
Ja postimi i plotë:
Dështimi i institucioneve shtetërore për mbrojtën e jetës të të riut i cili u detyrua të karantinohet në qendrën studentore në Prishtinë, me qëllim për parandalimin e përhapjes së pandemisë Covid 19, nga ku edhe ky i ri gjeti vdekjen është shqetësim serioz për vendin, e sidomos për institucionet e sigurisë të cilat janë përgjëse të drejtpërdrejt për sigurinë e tyre. Nëse marrim në konsideratë po ashtu edhe informacionet se grupi i cili kishte ardhur nga Shtutgarti i Gjermanisë ishin 147 persona, ndërsa vetëm 9 nga ta janë dërguar në karantinë, atëherë këtu kemi të bëjmë edhe me keqpërdorim të detyrës zyrtare të zyrtarëve kompetent për zbatimin e masave të vendosura nga Qeveria e Kosovës dhe Instituti kombëtar I shëndetit publik e të cilët me qëllim diskriminimin e qytetarëve të RKS kanë liruar rreth 138 qytetarë të tjerë pa u karantinuar, gjë që mund të ketë ndikuar tek vendimi fatal tek i riu nga Gjilani.
Po ashtu mos transparenca e Ministrisë së Shëndetësisë ku përmes një komunikate nuk ka dhënë detaje në lidhje me rastin, por vetëm se kanë thënë se organet e drejtësisë dhe hetuesise po kryejnë punën e tyre, të bënë të besosh edhe deklarimet e kësaj ministrie deri më tani.
Me këtë rast institucionet e zbatimit të ligjit duhet që pa mëshirëshem të vendosin para përgjegjësisë të gjithë zingjirinë përgjegjës.
Kearns: Kërcënimi i konfliktit në Ballkan mbetet gjithmonë i...
Nesër aksion i Inspektoratit, Policisë dhe AVUK-ut në tregun...
Haradinaj, Kamberi e Rexhepi vizitojnë Ambasadën e Kosovës n...
Koreja e Jugut konfirmon rastin e tetë të murtajës afrikane ...
“Liria ka Emër” merr mbështetjen e Ali Ahmetit për marshin e...
Zelenskyy thotë se SHBA ka vendosur një afat deri në qershor...