Ahmeti: Zjarrfikësit në Kosovë kanë mbetur të anashkaluar, dhe të patrajtuar profesionalisht e ligjërisht

10:37 | 4 Maj 2020
A Z

Sot në mbarë botën shënohet Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikjes dhe Shpëtimit.

Me rastin e kësaj dite Tahir Ahmeti, njohës i çështjeve të emergjencave, përmes një postimi në facebook shkruan se, shërbimi i Zjarrfikjes dhe Shpëtimit në Kosovë, ka mbetur për vite të tëra jo vetëm i anashkaluar, por fatkeqësisht i pa trajtuar as profesionalisht, as teknikisht, as ligjërisht./arbresh.info/

Ja postimi i plotë:

Sot është 4 Maji – Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve Shpëtues.

Është ditë e krenarisë, për këtë kategori të punëtorëve, që krahas punës profesionale që bëjnë kanë edhe një profesion krejtësishtë humanë, dhe janë gjithmonë në shërbim të sigurisë së qytetarëve dhe mbrojtjes së pronave të tyre, e që në mbarë botën vlerësohet dhe çmohet.

Shërbimi i Zjarrfikjes dhe Shpëtimit në Kosovë, ka mbetur për vite të tëra jo vetëm i anashkaluar, por fatkeqësisht i patrajtuar as profesionalisht, as teknikisht, as ligjërisht.

Duke vlerësuar lartë punën e këtijë shërbimi, edhe në këtë kohë pandemie, në luftë kundër virusit COVID 19, duhet që të gjithë së bashku të angazhohemi dhe punojmë pa ndërprerë, në mënyrë që trajtimi i Zjarrfikësve Shpëtues në të ardhmën, të jetë i dinjitetshëm dhe i drejtë.

Urime 4 Maji për gjithë Zjarrfikësit Shpëtues të Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale