Smrekonica sot largohet nga karantina

14:42 | 3 Maj 2020
A Z

Edhe komuna e Vushtrrisë del nga Karantina.

Këtë e benë të ditur Kryetari i Kësaj komuna Xhafer Tahiri.

Ai thotë se Smrekonica sot largohet nga karantina. Sapo bisedova në telefon me Ministrin Vitia dhe më konfirmoi që kërkesa edhe e jona por edhe e banorëve po realizohet sot sipas rekomandimit të IKSHPK./arbresh.info/

Ja postimi i plotë:

Smrekonica sot largohet nga karantina. Sapo bisedova në telefon me Ministrin Vitia dhe më konfirmoi që kërkesa edhe e jona por edhe e banorëve po realizohet sot sipas rekomandimit të IKSHPK.

Dua të falënderoj banorët, Këshillin e Fshatit, kryetarin Fidan Bejta, për bashkëpunimin. Po ashtu falënderojë Policinë e Kosovës dhe stafin e QKMF Vushtrri si dhe vullnetarët që ndihmuan banorët e fshatit në këtë kohë jo të lehtë. Dispciplina juaj është kthyer në sukses duke mos u përhapur më shumë Coronavirus në mesin e banorëve.

Ndërsa betejën po e fitojmë tani për tani, duhet të vazhdojmë me KUJDES, duke mbajtur DISTANCËN dhe duke respektuar orarin e qarkullimit.

I juaji

Xhafer Tahiri

Shpërndaje në rrjete sociale