E ashtuquajtura Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, më 22 prill ka hapur një konkurs ku fton të gjithë mjekët, infermierët dhe teknikët serb, që të aplikojnë për punë për periudhë të pacaktuar në Kosovë. Hapjen e këtij konkursi, Partia Demokratike e Kosovës po e cilëson si dorëzim ndaj Serbisë.
Zëdhënësi i PDK’së, Avni Bytyqi ka thënë se ky është një dorëzim i pafalshëm ndaj Serbisë.
“Zemërgjerësia e Albin Kurtit vetëm sa po shtohet në ditët e tij të fundit si kryeministër. Ai kërcënon Gjykatën Kushtetuese dhe anëtarët e saj, por Kushtetutën e Serbisë e merr si referencë për të argumentuar rastin e tij. Ndërsa sot, Serbia ka hapur një konkurs publik për staf shëndetësorë për t’u angazhuar në Kosovë. Ky është thjeshtë një dorëzim i pafalshëm ndaj Serbisë”, ka shkruar Bytyqi.
https://www.facebook.com/avni.bytyci.1694/posts/169859894479389
Ndryshe, njoftimi është publikuar edhe në gazetën zyrtare të Republikës së Serbisë, nga një urdhër prej ministrit të Shëndetësisë në Serbi, dhe është bërë me një procedure urgjente.
“Në përputhje me urdhrin e Ministrit të Shëndetësisë, hapet konkurs për: Qendrën Shëndetësore në Mitrovicë – 45 mjekë dhe 120 infermierë – teknikë, Qendrën Shëndetësore në Gjilan – 15 mjekë dhe 40 infermierë – teknikë dhe Qendrën Spitalore Klinike Prishtinë me seli në Graçanicë – 15 mjekë dhe 40 infermierë”, thuhet në njoftim.
Kearns: Kërcënimi i konfliktit në Ballkan mbetet gjithmonë i...
Nesër aksion i Inspektoratit, Policisë dhe AVUK-ut në tregun...
Haradinaj, Kamberi e Rexhepi vizitojnë Ambasadën e Kosovës n...
Koreja e Jugut konfirmon rastin e tetë të murtajës afrikane ...
“Liria ka Emër” merr mbështetjen e Ali Ahmetit për marshin e...
Zelenskyy thotë se SHBA ka vendosur një afat deri në qershor...