Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo, ka një plan për të kapërcyer rekordin e golave të Pele, për t’u bërë më i miri i të gjitha kohërave, sipas Gary Neville.
Ronaldo ka gëzuar një karrierë të jashtëzakonshme në nivelin më të lartë që 18 vjet, gjatë së cilës e ka vendosur vetën në mesin e lojtarëve më të mirë.
35 vjeçari, ka fituar tre herë Premierligën, dy herë La Ligan, një herë Serie A, dhe pesë herë Ligën e Kampionëve, duke fituar edhe pesë herë Topin e Artë, e shumë e shumë trofe të tjerë si individual ashtu edhe ekipor.
Sipas Neville, Ronaldo ka plane të mëdha, për të mbetur përjetësisht në histori të futbollit.
“Përpjekja e tij për t’u bërë më i miri në botë ishte jashtë kësaj bote”, ka deklaruar Neville, përcjell lajmi.net.
“Ai ishte një nga lojtarët e paktë që unë kam luajtur dhe që ka pranuar publikisht se troftë individualë të tij ishin më të rëndësishëm për të”.
“Ai thjesht ka dashur të jetë më i miri, dhe ajo që ka bërë ndër vite ka qenë absolutisht e jashtëzakonshme”.
“Arritjet e tij kanë qenë të mahnitshme dhe ai ka punuar shumë për këtë”.
“Unë mendoj se ai ka në plan që të tejkalojë rekordin e Peles. Ai dëshiron të jetë më i miri i të gjitha kohërave dhe ky është qëllimi i tij i vetëm”.
“Duke e kuptuar gjatë rrugës nëse ai është më i miri i të gjitha kohërave, skuadrat për të cilat ai luan do të fitojnë trofe dhe do të jenë të suksesshme”.
Man City s’di të ndalet, gati 75 milionë euro për ylllin tje...
Moti në Shqipëri me kthjellime e vranësira kalimtare
Çështja e Presidentit, Kurti sot takohet me Abdixhikun
Si e kanë ndryshuar Rusinë katër vjet luftë në Ukrainë
Horoskopi, 23 shkurt 2026
Moti sot i vranët dhe intervale me diell