David dhe Victoria Beckham po ndihmojnë të moshuarit gjatë pandemisë Covid-19

23:59 | 1 Maj 2020
A. B.

Yjet botëror, David dhe Victoria Beckham janë rikthyer në rrjete sociale për të treguar se po ndihmojnë të moshuarit gjatë izolimit për shkak të koronavirusit.

Çifti u rikthyen në Instagram pas disa ditësh heshtje që kur Victoria u kritikua që zgjodhi të pranojë ndihmën e shtetit për të paguar stafin gjatë panedmisë koronavirus, shkruan TheSun, transmeton portali arbresh.info

Ish-anëtarja e “Spice Girsl” ishte kritikuar ashpër që pranoi ndihmën nga shteti për punëtorët e saj.

Por, Victoria edhe një herë ua bëri të ditur fansave se sa humane është derisa publikoi video me pako që ajo dhe familja i kanë përgatitur për njerëzit e moshuar që jetojnë afër tyre.

Teksa publikoi videon në Instagram, e ëma e katër fëmijëve shkroi “Sikurse shumë vullnetarë, edhe ne po ndihmojmë të moshuarit e komunitetit tonë me pako të kujdesit”.

Edhe David veproi njësoj, ai po ashtu iu adrsua 62.6 millionë ndjekësve të tij me një video, ku tha se javët e fundit ai me familje po ndihmon të moshuarit..

David dhe Victoria aktualisht janë izoluar në shtëpinë e tyre në Cotswolds me tre fëmijët, ndërsa djali i madh, Brookyn është në Amerikë. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme