Izolimi që është duke u zbatuar në mbarë Indinë që nga 25 marsi për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19), dhe planifikohej të përfundojë më 3 maj, është zgjatur edhe për dy javë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin e bërë nga Ministria e Brendshme e Indisë, është bërë e ditur se izolimi për të parandaluar përhapjen e pandemisë do të fillojë më 4 maj dhe do të zgjasë 2 javë.
Sipas njoftimit, në zonat me ngjyrë portokalli dhe gjelbër, ku prania e pandemisë është relativisht më e ulët, kufizimet do të lehtësohen.
Në Indi deri më tani janë infektuar 35.043 persona, ndërsa kanë humbur jetën 1.154 persona.
Varësisht prej intensitetit të shpërthimit, rajonet në vend ishin ndarë në kategori me ngjyra si “e kuqe”, “portokalli” dhe “e gjelbër”.
KFOR-i kryen stërvitje me helikopterë në Pejë
Haradinaj ngushëllon për vdekjen e Don Kelmendit: Shembull i...
Kaos në Kuvendin e Shqipërisë, opozita bllokon foltoren, ndë...
Miratohen shtatë marrëveshjet ndërkombëtare
Të rinjtë shqiptarë më larg alkoolit, por më pranë kokainës
Kurti godet Osmanin: Vullneti i popullit nuk anulohet me dek...