Tetë bashki në Shqipëri dalin nga zona e “kuqe”, shërohen të gjithë personat e prekur nga koronavirusi
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit numri i të infektuarve me koronavirus është ulur, duke regjistruar vetëm 9 raste të reja.
Numri total i të infektuarve ka shkuar në 782.
Nga të dhënat e MSH, janë 488 pacientë, që kanë fituar betejën me virusin e rëndë, ndërsa 263 të tjerë vijojnë të marrin mjekim, prej të cilëve 33 janë të shtruar në dy spitalet COVID, Infektivi dhe “Shefqet Ndroqi”, ku 7 prej tyre ndodhen në terapi intensive.
Po ashtu shtohen edhe bashkitë që nuk kanë asnjë rast aktiv me koronavirus.
Janë tetë bashkitë Durrësi, Hasi, Kavaja, Vlora, Puka, Rrogozhina, Tropoja dhe Mallakastra, të cilat kanë zero raste aktive.
Dje u raportua se edhe qyteti i Korces doli nga lista e zonave te infektuara
Pas Abdixhikut, edhe Kurti arrin në Kuvend për takimin
Çështja e presidentit, Abdixhiku mbërrin në Kuvend për takim...
Biletat në shitje për ndeshjen e Kosovës ndaj Sllovakisë
Kurti pret përfaqësuesin e UNDP-së, në fokus të diskutimit b...
Rigjykimi/ Dushko Arsiq dënohet me 13 vjet burgim për krime ...
Vdes zyrtari policor, Mehdi Ibrahimi