Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) është partia me më së shumti donacione gjatë vitit 2019.
Sipas raportit që BDI ka dorëzuar në Entin Shtetëror për Revizion dhe tek institucionet tjera kompetente, kjo parti vjet ka marrë 95 donacione që kap vlerën prej 10.7 milionë denarë, apo 174.500 euro, që është 3-4 herë më shumë në krahasim me LSDM-në dhe OBRM-PDUKM-në, njofton Telegrafi Maqedoni.
Pjesa më e madhe e donatorëve në BDI janë funksionarë të emëruar ndërsa pjesa më e madhe e vlerës vinë nga kompani dhe biznesmenë.
Donacionin më të madh gjatë vitit 2019 e ka paguar biznesmeni Driton Shuki, i cili për një kohë të gjatë punon në Kosovë si pjesë e tobaco grupacionit ‘Gekos’. Donacioni i tij është 2 milionë denarë aq edhe sa është e lejuar sipas Ligjit për financimin e partive politike.
Donacioni i dytë prej një milion denarë vjen nga një person juridik ‘Adel holding’, që sipas Regjistrit Qendor, është i paraqitur si pronare disa firmave.
Kush përfiton nga heqja e masave të BE-së ndaj Kosovës?
Gjenerali amerikan: Nuk po përgatitemi për pushtim të Kubës
Yakin për Xhakën: Ai është një luftëtar
Ndikimi rus vazhdon të jetë kërcënim: SHBA paralajmëron për ...
Mamardashvili drejt largimit nga Liverpooli vetëm një vit pa...
Hoxha telefonon Konjufcën: Shqipëria e palëkundur në mbështe...