Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovë, Kadri Veseli ka bërë homazhe në kompleksin Memorial në Marinë në 21-vjetorin e rënies së heroit, Ilaz Kodra.
Veseli ka thënë se Serbia do të paguaj për gjenocidin e kryer në Kosovë, shkruan arbresh.info.
“Kjo është historia jonë, krenaria dhe dhimbja jonë, askush nuk do të mund ta ndryshoj këtë. Serbia do të paguaj për gjenocidin që e ka kryer mbi njerëzit tanë të pafajshëm”, ka thënë ai.
I pari i PDK-së ka shtuar se pjesëtarët e UÇK -së janë krenarë për luftën
“Ne jemi krenarë për luftën e UÇK-së, e kemi shporrë Serbin. Ata që kanë pikëpyetje ndaj nesh që kemi luftuar ja ku jemi”, ka përfunduar ai./arbresh.info/
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot